Prefekti i Qarkut Korçë

pref

Prefekti i Qarkut Korçë

PREFEKTI I QARKUT KORÇË

Rajoni i Korçës ndodhet në pjesën jug-lindore të Shqipërisë, në kufi me Greqinë dhe FYROM. Ky rajon ka një sipërfaqe prej 1.752 km², e cila e bën rajonin e dytë më të madh në vend. Rajoni përfshin katër qytete; Bilisht, Ersekë, Pogradec dhe Korçë, qytet i cili është qëndra e rajonit. Sipas regjistrimit të fundit, popullsia e rajonit është 138.898 banorë,.

Qyteti i Korçës ndodhet 180 km larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana, 70 km nga Ohri dhe 95 km nga Struga, në FYROM dhe 95 km nga Kostruri, Greqi. Rajoni ka katër pika doganore, atë të Prespës, Shën Naumit, Qafë Thanë (të gjitha në kufi me FYROM) dhe Doganën e Kapshticës (në kufi me Greqinë).

Rajoni është i famshëm për trashëgiminë e tij kulturore, për vlerat e tij agrikulturore, ekonomike dhe historike, për kuzhinën dhe vendet turistike. Atraksionet kryesore turisike të rajonit janë fshatrat e Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit, të cilat ndodhet rreth 25 km nga qëndra e qytetit.

Rajoni ka gjithsej 66.680 ha ekosisteme pyjore dhe ujore të mbrojtura. Rajoni ka 79 monumente natyre dhe e gjithë zona nga Qafë Thana në Qafë Plloçë (Pogradec) është zonë e mbrojtur.

Prefekti i Qarkut Korcë është përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave në rank qarku. Prefekti emërohet dhe shkarkohet nga Këshilli i Ministrave.

Prefekti kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha institucionet në nivel qarku të detyrimeve që këto institucione kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shërbimin publik. Ai mbikqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qëndrore në nivel vendor, drejton veprimtarinë e strukturave administrative shtetërore, të cilat, me akte ligjore e nënligjore të veçanta, janë caktuar në varësinë e tij të drejtpërdrejtë.

Prefekti është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore në komuna, bashki e qark. Ai gjithashtu ushtron kontroll financiar mbi këto organe në mënyrën dhe limitet e përcaktuara me ligj.

Prefekti i Qarkut Korcë ka sektorët e mëposhtëm:

  • Sektori i Kompetencave Vendore, kujdeset dhe siguron që të gjitha institucionet shtetërore qëndrore plotësojnë sa më mirë të jetë e mundur detyrat e tyre në shërbim të njerëzve.
  • Sektori i Auditimit, ndihmon Njësitë e Qeverisjes Vendore të jenë ligjërisht përgjegjëse duke kontrolluar zbatimin e ligjeve dhe regullave. Ky sektor ndihmon në menaxhimin e sektoreve publikë, me qëllim arritjen e objektivave të tyre, duke përmirësuar sistemet e tyre dhe çdo njësi shërbimi.
  • Sektori i Financës dhe Shërbimeve të Brendshme, kujdeset për menaxhimin e mirë të buxhetit të brendshëm të institucionit, administrimin e vlerave monetare dhe regullores së brendshme. Ky sektor gjithashtu përpunon dosjen e dokumentave të çdo nënpunësi, me qëllim që të sigurojë funksionim sa më të mirë të administratës së Prefektit.
  • Sektori Juridik dhe i Kompetencave të Deleguara siguron, kontrollon dhe konfirmon zbatimin e ligjeve, me qëllim përmbushjen e misionit të Prefektit. Ky sektor ofron gjithashtu këshillim ligjor për të gjithë sektorët e tjerë.