Rajoni i ishujve Joniane

Logo_Island

Rajoni i ishujve Joniane

Që prej datës 1 Janar 2011 në Greqi është implementuar një akt reformues i quajtuar “Kallikratis”, nëpërmjet të cilit të gjitha Prefekturat në Greqi u inkorporuan në Rajonet ekzistuese. Pas aplikimit të këtij akti, Rajoni i Ishujve Jonianë përbëhet nga 4 Njësi Rajonale: Lefkas, Korfuz, Kefalonia dhe Zakinthos. Kjo administratë ka zhvilluar kapacitetet e saj nëpërmjet eksperiencave të njëpasnjëshme në fusha të ndryshme me projekte ndër kufitare. Përdorimi i pajisjeve moderne ka rritur cilësinë e shërbimeve të institucionit. Eksperienca praktike e personelit të kualifikuar dhe njohuritë e tyre në fushën e veprimtarive të biznesit, i lejon Njësisë Rajonale të zhvillojë, zbatojë dhe të integrohet në projekte inovative. Për më tepër, rajoni tashmë ka buxhetin e tij, menaxhon fonde të akorduara nga qeveria greke dhe zbaton projekte shumë të rëndësishme. Ai është çertifikuar me standartin ISO 9001 për menaxhim cilësor në fushat e: menxhimit të projekteve, ndërtim, menaxhim-financë, informatikë dhe planifikim hapësirash. Ana teknike, njohuritë dhe fleksibiliteti organizativ janë element shumë të rëndësishëm të specialistëve të Njësisë Rajonale të Ishujve Jonianë, pasi nëpërmjet tyre garantohet cilësia e lartë e shërbimit.

Deri tani Rajoni i Ishujve Jonianë ka menaxhuar 13 projekte të programeve INTERREG:

  •  “The Mediterranean Islands sustainability ISO: 9001 Action Plan (2006-2015)”  (INTERREG IIIB ARCHIMED)
  • “ITNet”  (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “SEALINK”  (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “INTRAFLOËS”  (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “POPULAR” (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “TRIAnet” (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “La Bottega delle Voci- L΄OPERA dei Giovani” (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “La Bottega delle Voci-Centro di Produzione TEATRALE (A.I.G.S.C)”  (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “TERRE PARLANTI”  (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “Sul Cammino di Enea” (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “Intra_radar” (INTERREG IIIA GREECE ITALY)
  • “Medisolae 3D” (INTERREG IIIB ARCHIMED)
  • “NETWORKING OF SMALL AND MEDIUM ENTERPRISES” (INTERREG IIIA GREECE ALBANIA)

Rajoni ka 14 projekte të reja (me buxhet total prej 8.235.670,37 €) në kuadër të programit Bashkëpunimi Territorial Europian Greqi-Itali:

  • ΙΝΝΟVOIL
  • NET LAM
  • NO BARRIER
  • LA BOTTEGA II
  • MED LS
  • GRIT CUZINE
  • BIOGAIA
  • OTRIONS
  • V.I.S.
  • BIOOLEA
  • ICBN

Në kuadër të programit Bashkëpunimi Territorial Europian Greqi-Shqipëri janë duke u zbatuar projektet e mëpostme :

  • SMARTCULTURE
  • C.B.I.P.
  • G.AL.E.T.
  • SAIMON
  • NETCASTLE
  • E-OLIVE

Referuar statistikave të 2011, popullsia e Ishujve Jonianë është 207.855 banorë, shifër e cila është ulur me 1.50% krahasuar me popullsinë e vitit 2001. Megjitatë, rajoni është i treti në vend për nga densiteti me 91.1 b/km², kur mesatarja e Greqisë është 81.96 b/km². Ishulli më i populluar është Korfuzi me 104.371 banorë. I gjithë rajoni është një destinacion i famshëm turistik. Aeroportet e Korfuzit, Zakinthos dhe Kefalonia janë në 10 më të frekuentuarit në gjithë aeroportet në Greqi.

http://pin.gov.gr/