Përshkrimi i Projektit

Informacion i përgjithshëm për CBIP

Projektet infrastrukturore të cilat përfshijnë alternativa të rinovueshme përmirësojnë zhvillimin ekonomik të një zone të caktuar, duke krijuar vende të reja pune dhe duke përmirësuar standartin e jetës së njerëzve të zonës. Targeti prej 20% aksione të energjisë së rinovueshme nga sasia finale bruto e konsumit të energjisë në 2020, do të arrihet nëpërmjet kombinimit të efiçences së energjisë dhe përdorimit të teknologjive nga burime të rinovueshme të energjisë (RES) në prodhimin e elektricitetit, furnizimit për ngrohje dhe transportit. Në këtë kuadër, qasja e Projektit Infrastrukturor Ndër Kufitar (CBIP) është kryesisht e fokusuar në zhvillimin e një ekonomie të integruar dhe miqësore me mjedisin në zonat ndër kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke siguruar shëmbuj të praktikave dhe eksperiencave më të mira në prodhimin dhe përdorimin e energjive alternative në godinat e institucioneve publike. Projekti përfshin gjithashtu ndërhyrje të cilat parashikojnë përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave kufitare.

Target Grup-et e CBIP

Targetet e propozuara për projektin CBIP janë:

– Zhvilluesit e projekteve
– Vendimmarrësit e autoriteteve lokale dhe institucioneve publike në rajonet ndër kufitare
– Vendimmarrësit e kompanive private dhe investitorët e rajoneve ndër kufitare

Objektivat e CBIP

Projekti CBIP për zonën ndër kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë synon:
– Promovimin e efiçencës së energjisë dhe përdorimin burimeve të rinovueshme të energjisë në godinat e reja dhe ato ekzistuese, qofshin ato private apo shtetërore
– Përdorimin e ITC (teknologji komunikimi dhe informatike) me qëllim lehtesimin dhe përshpejtimin e kontrolleve në pikat kufitare
– Përmirësimin e cilësisë dhe efiçencës në transport (studim për rrjetin hekurudhor midis Janinës dhe Shqipërisë)
– Përmirësimin e rrjetit rrugor në Korçë (rruga periferike e cila çon në zonën kufitare me Greqinë), nëpërmjet instalimit të llampave efiçente dhe riparimin e rrugës periferike.

Rezultatet e pritshme

– Lehtësimi dhe përmirësimi i procedurave të sigurisë lidhur me lëvizjen e njerzve dhe sigurinë e të mirave material. Projekti i propozuar përfshin gjithashtu ndërhyrje të cilat do të kenë një efekt të menjëhershëm në në përmirësimin dhe përshpejtimin e transaksioneve administrative, në kontroll dhe në magazinimin e të mirave materiale.
– Përmirësimi i teknikave kombëtare dhe shtimi i njohurive për ndërtimin e një hekurudhe (Janinë – Shqipëri).
– Kompletimi i sistemit të ndriçimit në rrugën periferike të Korçës si dhe mirëmbajtja e shëtitore Fan Noli.
– Krijimi i vendeve të reja për punë: Në terma afat shkurtër, gjatë procesit të rinovimit të godinave do të krijohen vende të reja pune, ndërsa në terma afat gjatë, stimulimi i shërbimi doganor dhe përshpejtimi i procedurave doganore, do të rritin përdorimin e pikës doganore, faktor i cili do të çojë në krijimin e vendeve të reja të punës.
– Rritja e numurit të vizitorëve: Të gjitha lehtësitë e prezantuara më sipër, pasi të zbatohen në mënyrën e duhur, pritet të luajnë një rol shumë të rendësishëm në rritjen e numrit të turistëve dhe të të mirave materiale në gjithë zonën.
– Ndërgjegjësim I qytetareve për energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë.

Një nga qëllimet kyçe të këtij projekti është ndërgjegjesimi i popullsisë vendase për përfitimet financiare dhe mjedisore që rajoni do të ketë nga implementimi i teknologjive miqësore me ambientin në projektet e infratrukturës.