Rajoni i Epirit

Region of Epirus Logo

Rajoni i Epirit

Want create site? Find Free WordPress Themes and plugins.

Profili i rajonit

Rajoni i Epirit, i cili ndodhet në në veripërëndim të Greqisë, është një nga 13 rajonet e vendit dhe përfshin katër prefektura. Sipërfaqja e rajonit është 9.203 km2, nga të cilat 14% janë tokë bujqësore, 52% tokë pjellore, 26% pyje dhe 3% siperfaqe ujore. 74% e rajonit është zonë malore. Sipas censusit të viitit 2001 Epiri ka një popullsi prej 353.820 banorë, shifër e cila përbën 3.3% të popullsisë në Greqi. Densiteti I popullsisë është 38 banorë/km2. Janina e ndërtuar mbi një liqen, është qyteti më I madh I raojnit (61.629 banorë). Kryeqytetet e prefekturave të rajonit janë: Igumenica (8.722 banorë), Preveza (16.321 banorë) dhe Arta (19.435 banorë). Sektori primar në rajon punëson 22.15% të fuqisë punëtore ndërsa sektori dytësor punëson 19.73% të fuqisë punëtore të ranjonit. Morfologjia e maleve të Epirit dhe pozicioni I tyre gjeografik kanë luajtur rolin e tyre në izolimin e rajonit si dhe rritjen e tij të ngadaltë ekonomike.

Megjitatë, zbatimi I projekteve të bashkëfinancuara nga BE, si autostrata Egnatia, akset rrugore në perëndim, porti I ri I Igumenicës, (“porta” për në perëndim) dhe tuneli nënujor Aktion, kanë krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e rajonit. Akse të tjera rrugore, paralel me rrugët e përmendura më sipër e kanë kthyer epirin në një pikë kyçe mes Italisë, Greqisë Veriore dhe vendeve të tjera të Ballkanit. Sa I takon infrastrukturës sociale, rajoni është I pajisur me shërbime të mira edukuese dhe shëndetësore, duke përfshirë këtu Universitetin dhe spitalin e Janinës. Në rajon ka dy aeroporte (Janinë dhe Aktion) dhe një rrjet hekurudhor në ndërtim e sipër. Rajoni ka dy zona industriale (Janina – Preveza) dhe një park prodhues pranë Igumenicës. Rajoni përfshin një numër të konsiderueshëm të zonave të mbrojtura: 29 Natura 2000 dhe Ramsar (Amvrakikos Gulf) dhe një florë të pasur me gjallesa të ralla si pelikani I argjentë. Zona malore dominohet nga masivet Pindus, në parqet e të cilave gjendet edhe një nga llojet e fundit në Europë të ariut kaf. Flora e Epirit është një nga më të pasurat në të gjithë Greqinë dhe kjo zonë ka monumente të shumta të epokavetë ndryshme si: lashtësia, epoka romake, byzantine dhe post-bizantine. Mjedisi natyal dhe ai I ndërtuar krijojnë bazat për një zhvillim të Epirit, zhvillimi I cili nuk mund të vijë pa rreziqe dhe suksese dhe zhvillim I cili nënkupton mbrojtjen e mjedisit natyror të zonës.

http://www.epirus.gov.gr/

Did you find apk for android? You can find new Free Android Games and apps.